Digjitalizimi nënkupton një transformim të thellë të biznesit, që përfshinë përdorimin e teknologjisë për të optimizuar proceset e biznesit, për të përmirësuar produktivitetin e kompanisë dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj klientëve.
Digjitalizimi i ndërmarrjes suaj mund t’ju japë një avantazh konkurrues duke mundesuar që të bëni gjëra më mirë, më shpejt dhe më lirë sesa konkurrenca juaj.
Për të mësuar më shumë rreth digjitalizimit dhe përparësive që ky fenomen i sjell ndërmarrjes tuaj, shfletoni broshuren rreth përfitimeve të digjitalizimit.
PËRFITIMET E BIZNESIT NGA E-COMMERCE:
1.Përdorime të shumëfishta: Jo vetëm që tregtia elektronike është një dyqan online, por është gjithashtu një katalog që përdoruesit ose konsumatorët përdorin për të gjetur një produkt që po kërkojnë. Megjithëse njohuria rreth industrisë dhe tregtisë elektronike është e ulët, konsumatorët gradualisht kanë filluar të kuptojnë dhe besojnë kompanitë vendase për të blerë apo pranuar një produkt ose shërbim online. (Shembulli më poshtë)
2.Sinergjitë: Marketingu Digjital dhe Marketingu i Mediave Sociale janë më efektiv kur reklamuesi ka aftësinë të ridrejtojë trafikun në një faqe të veçantë të dedikuar për të përmbushur një qëllim të caktuar. (Si shembuj: konvertimet, informacionet për pikën e shitjes). Këto të dyja harmonizojnë dhe kompletojnë E-commerce.
3.Të qëndruarit konkurrent dhe krijimi i përhapjes në nivel global.USINESS
PËRFITIMET E BIZNESIT NGA MARKETINGU DIGJITAL:
1.Përmirësimi i marrëdhënieve kompani – klient: Një pjesë e madhe e njerëzve sot posedojnë llogari në media sociale. Kjo përbën një mundësi të mirë për krijuar një prezencë të fuqishme online. Si rrjedhojë, kjo ju ofron lehtësi për të shkëmbyer informata, pranoni feedbacks dhe të jeni më afër me audiencën e klientëve tuaj online.
- Qasja online: Të qenurit online nënkupton të jeni i qasshëm ndaj klientit. Kjo ju ndihmon që të ofroni secilin shërbim dhe ndihmesë përmes një rrjeti social, uebfaqe ose blog informativ.
- Fleksibiliteti: Reklamoni nëpër kanale duke përdorur mjete të ndryshme për të gjetur audiencën e saktë.
- Efektiviteti i kostos: Reklamimi nëpër kanale digjitale ka një kosto më të ulët se reklamimi tradicional. Varësisht nga madhësia e audiencës dhe lokacioni i tyre, në mediat e ndryshme sociale, do të keni mundësi që të njoftoheni rreth kostove të reklamimit.
- Targetimi: Aftësia për të targetuar audiencën e saktë bazuar në angazhimin e përdoruesit, interesin, demografinë dhe të dhënat e tjera përkatëse. Në mënyrë që procesi i reklamimit të jetë sa më produktiv, duhet të keni parasysh segmentimin e audiencës për kampanjën tuaj reklamuese në mënyrë sa më specifike, mund të fokusoheni në tipare si: interesat, personaliteti, stili i jetesës, shprehitë e blerjeve dhe shpenzimeve etj.
6.Arritja Globale: Ndërmarrjet lokale të vogla dhe të mesme përmes marketingut digjital mund të arrijnë audiencë si në nivel lokal poashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Për shembull, kompanitë mund të eksportojnë produktet e tyre dhe mund të synojnë bizneset dhe /ose klientët në rajon ose në të gjithë botën. Konkurrenca: U mundëson bizneseve informimin rreth produkteve dhe shërbimeve
- Konkurrenca: U mundëson bizneseve informimin rreth produkteve dhe shërbimeve të konkurrentëve me shumë se kurrë më parë, duke hulumtuar zgjidhje sa më unike të mundshme.
PËRFITIMET E BIZNESIT NGA MEDIAT SOCIALE:
1.Vetëdijësimi rreth brendit: Përdorimi i mediave sociale në Kosovë është ekskluziv. Çdo brend apo ndërmarrje duhet të përdorë mundësitë që ofrojnë Facebook, Instagram, Linked In dhe Youtube për ta njoftuar audiencen e gjerë që ai brend/ndërmarrje ekziston dhe cilat shërbime ofron.
- Kostoja e Lirë: Kostoja e reklamimit në mediumet digjitale varet nga rajoni që reklamuesi synon. Kosova hyn në listën e vendeve që janë më të lira për tu reklamuar. Megjithëse platformat e mediave sociale janë subjekt të ndryshimeve në reklamim, kyështë një shembull i thjeshtë i reklamimit psh. në Facebook.
Nëse dëshironi të reklamoni një postim, ju mund të caktoni vetë shumën për reklamim (ku iu figuron numri i personave që targetohen bazuar në çmim). Kur targetimi bëhet psh në komunën e Pejës, mosha e personave 18-35 vjeç, të interesuar për media sociale dhe pagesa e reklamimit 10 EUR për 5 ditë. 5 ditë / për çdo 2 EUR do të targetohen 1,300 – 5,800 persona në ditë që janë të interesuar për media sociale.
- Audienca e synuar: Është shumë e rëndësishme që të bëhet segmentimi i duhur demografik dhe aspektet sociale për audiencën që synoni. Përmes kampanjave me targetim të qartë dhe të cilat pranojnë përcjellje nga audienca e synuar , do të pranoni njohuri rreth elementeve dhe zgjidhjeve që klientët kërkojnë në produktet/shërbimet tuaja dhe pse bëjnë likes (pëlqime) ose jo. Psh. Ndërveprimet në postim (Interactions) nga klientët në kampanjën tuaj të shitjeve (pëlqime, komente dhe shpërndarje).
Ps. Per me shume: https://biznesi.rks-gov.net/